Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje në oborrin e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, ku pesë persona e kanë rrahur një tjetër.
Rastin ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka treguar se rasti po hetohet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
“Rrahja ndërmjet nxënësve në oborrin e shkollës së mesme “Frang Bardhi’ në Mitrovicë, është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ” lëndim i lehtë trupor””, ka thënë Zahiti.