Sami Brajshori është angazhuar si avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dhënë nga misioni i OSBE-së në Kosovë. “Për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin fillestar të Brajshorit deri në fund të këtij viti kalendarik”, thuhet […]
Sami Brajshori është angazhuar si avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dhënë nga misioni i OSBE-së në Kosovë.
“Për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin fillestar të Brajshorit deri në fund të këtij viti kalendarik”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Tutje gazetarët ftohen nga AGK-ja që në rastet kur pengohen gjatë kryerjes së detyrës, ose janë subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve të raportojnë rastet.