Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kaluan fundjavën në Los Angeles.
Më pas, JLo duhet të largohej për në Vankuver, por nuk mund të ikte pas një përshëndetje të ngrohtë nga partneri i saj.
49-vjeçari dhe 52-vjeçaja shkëmbyen puthje pasionate nga pista e avionit dhe momenti nuk u shpëtoi fotografëve dhe fotoja u bë menjëherë virale.
“Jennifer dhe Ben kaluan fundjavën së bashku në L.A. Ata kanë ende orare intensive pune, por po gjejnë kohë për njëri-tjetrin sa herë që munden”, thotë një burim për “People”.
“Disa herë, Jennifer fluturoi drejt Affleck, për të qëndruar me të për disa orë para se t’i kthehej xhirimeve në Vankuver. Është e vështirë për ta që të jenë larg njëri-tjetrit”.
Affleck dhe Lopez u fejuan për herë të parë në vitin 2002, por në vitin 2004 njoftuan.
Por, ata vendosën të rikthehen te ‘dashuria e vjetër’, në fillim të këtij viti dhe kanë qenë të pandarë që nga kthimi i tyre zyrtar në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit të Venecias në shtator.