Si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur në në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, ka humbur jetën një person.
Aksidenti në fjalë ishte shkaktuar më datën 31 tetor, ndërsa viktima ka ndërruar jetë mbrëmë gjatë trajtimit që po i bëhej në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Lloshkobare, Ferizaj, 31.10.2021 – 21:54. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me 07.11.2021 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”.