Partia Socialdemokrate e Kosovës ka ndërmarrë aksion në pesë-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.
PSD ka vendosur në objektin e qeverisë zotimet e dikurshme të kryeministrit Kurti dhe ministres Haxhiu për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Deharit.
Ndër të tjera, aty është vendosur edhe një citat i Kurtit ku thotë “se me qeverinë e re do të krijohen kushtet për zbardhjen e rastit Dehari”.
Kujtojmë se Kurti bashkë me zyrtarë të tjerë të VV-së sot bënë homazhe tek varri i Astrit Deharit.
Nga atje, Kurti foli sikurse të ishte në pozitën e prokurorit, duke konstatuar se Astrit Dehari është mbytur në burgun e Prizrenit.