Në Doha të Katarit është mbajtur ekspozita e stilistit të mirënjohur, Virgil Abloh. Pjesë e kësaj ngjarje ishin edhe dy divat e modës, Naomi Campbell e Adriana Lima.
Naomi dukej elegante me fustanin me qafë të lartë që kishte mijëra katrorë të vegjël floriri.
Ani pse ka plot 51 vite jetë, Naomi e dëshmoi edhe një herë se është ikonë e modës.
Me plot stil dhe elegancë u shfaq edhe brazilianja e famshme, Adriana Lima. Bukuroshja braziliane mbërriti me të dashurin e saj Andre Lemmers.
Adriana ka mbushur 40 vite jetë, por dukja e saj ngjason me një adoleshente në formë.