Theret me thikë një i ri në Prishtinë

Raportohet se një person është therur me thikë në Prishtinë. Lajmin për rastin e ka konfirmuar për zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se viktima, në bazë të dhënave fillestare, dyshohet se është i moshës 25 vjeçare dhe se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Edit Durham” pak më parë.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.