E zeza mbetet një domosdoshmëri, por e shoqëruar nga ngjyrat fluoreshente dhe ngjyrat e forta.
Kush thotë se duhet të vishni vetëm ngjyra të zbehta ose të errëta në dimër? Pasarelat Vjeshtë/Dimër 2021-2022 ofrojnë ngjyra të ndezura dhe të guximshme, të frymëzuara nga gjethet e vjeshtës ose një peizazh me dëborë. Nga lejlaja në kafe, nga e kuqja në ngjyrë bezhë, ja ngjyrat që ndriçojnë humorin dhe këshillat për t’i përshtatur ato.
Stina më e ftohtë e vitit është pranë dhe kjo do të thotë vetëm një gjë: pallto e zezë deri në mars. Por veshjet e vjeshtës dhe dimrit nuk duhet të jenë domosdoshmërish me ngjyra të trishta apo të zbehta, përkundrazi, paleta e ngjyrave Vjeshtë/Dimër 2021-22 kanë ngjyra të theksuara dhe të ndezura.
Në fakt, ndër më të domosdoshmet gjejmë ngjyrën bezhë, të kuqe dhe jeshile smerald. Nëse moda e vjeshtës ka ngjyrat e ngrohta të frymëzuara nga natyra, si kafeja dhe e kuqja, në dimër do të luajmë me ngjyra të ftohta por të ndezura, si lejlaja dhe e bardha. E zeza mbetet një domosdoshmëri, por e shoqëruar nga ngjyrat fluoreshente dhe ngjyrat e forta.
Ja cilat janë ngjyrat në trend për Vjeshtë/Dimër 2021-2022 dhe si t’i përshtatni ato.