Jay Z është larguar nga Instagrami.
51 vjeçari bëri bujë pasi u anëtarësua në këtë platformë të mërkurën, duke ndjekur vetëm gruan e tij.
Sot, fansat vërejtën që një ditë pas anëtarësimit, llogaria e tij nuk ishte më në dispozicion.
Nuk dihet nëse ‘zhdukja’ e tij është e përkohshme apo nëse ai do të kthehet me ndonjë njoftim në të ardhmen e afërt.