Takimi i radhës mes tre vendeve që janë pjesë e “Open Balkan” – Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – do të zhvillohet në Beograd sot.
Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev do të zëvendësohet nga zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov, pasi pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut ai u dorëhoq pas humbjes së thellë në zgjedhje.
Flamujt e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë po valëviten në rrugët e Beogradit, shkruan Tch.
Kujtojmë se mbrëmë liderët e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë darkuan në kryeqytetin serb nga ku edhe shkrepën një fotografi që më pas u komentua shumë në rrjete sociale.