Big Mama e pranon se është tradhtuar: Më dhemb, por nuk jam sikur femrat që bëjnë histori dhe janë xheloze të mëdha

Këngëtarja shqiptare, Big Mama, është bërë e njohur për publikun që shumë vite për shkak të karrierës që ka krijuar, por jo edhe për ndonjë gjë tjetër.

Ndonëse ka arritur suksese të mëdha, ajo në jetë private gjithnjë ka qenë më e rezervuar.

Deri më tani nuk është se ka bërë publike ndonjë lidhje, përkundër aludimeve që janë shpërndarë.

Big Mama (Foto: Instagram)

Ajo kësaj radhe në një intervistë për RTV21 zbuloi se ka qenë e tradhtuar, por që nuk e ka problem këtë pjesë.

“Po jam tradhtuar, ohooo. Tradhtia e një mashkulli me një femër mua nuk më vret të them të drejtën, nuk jam sikur gjithë femrat që bëjnë histori dhe janë xheloze të mëdha. Normal që më dhemb se nëse nuk ka xhelozi nuk ka dashuri thonë”.

“Nuk jam njeri që mund të prishi familjen apo lidhjen nëse burri im ka dalë një natë me një femër. Punë e madhe. Ka shkuar një natë ka ardhur sërish tek unë. Derisa më respekton, më vlerëson dhe jam primare për të nganjëherë hallall e ka”, ka thënë më tej Big Mama.