Liv Tyler dhe i fejuari i saj, Dave Gardner, janë ndarë pas shtatë vitesh, sipas disa raportimeve.
Burimet pretendojnë se aktorja 44-vjeçare dhe agjenti i futbollit, 45-vjeçar, kanë ndarë rrugët në muajin mars.
Çifti kanë së bashku dy fëmijë: Sailor Gene, gjashtë vjeç dhe Lula Rose, pesë vjeçe. Liv është gjithashtu nënë e djalit, Milo, 16-vjeçar nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Royston Langdon, ndërkohë që Dave ka një djalë, Grey, 14-vjeç me ish-gruan e tij, Davinia Taylor.
Fillimisht u përfol se marrëdhënia e aktores me agjentin sportiv kishte nisur të zbehej që kur ylli i “Lord Of The Rings” udhëtoi për në Los Angeles për tetë javë me dy fëmijët.
Garnder atë kohë po qëndronte në shtëpinë e tyre të përbashkët në Cotswolds.
Një burim për The Sun tha: “Dave dhe Lil e kaluan periudhën e izolimit së bashku dhe janë një ekip i mrekullueshëm si prindër”.
“Të dy dëshiruan të fokusoheshin në karrierën e tyre – ajo në aktrim dhe si producente, kurse Dave në profesionin e tij”.
“Ata zyrtarisht u ndanë në mars, por e mbajtën këtë pjesë private në mënyrë që edhe fëmijët e tyre të jenë mirë”.