Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot rezultatet asamblistët e kuvendeve komunale nga zgjedhjet e 17 tetorit.
Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë 14 asamblistë në Kuvendin Komunal të Podujevës.
E vetëm një më pak do ta ketë Lëvizja Vetëvendosje, saktësisht 13.
Kjo është bërë e ditur nga KQZ në rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale.
Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë katër kuvendarë.