Publikohet raporti i IKSHPK-së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot në vendin tonë është regjistruar një rast i vdekjes nga COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 21 raste të reja pozitive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë të infektuar, ndërsa aktualisht në Kosovë janë 445 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë nga MSH:

03 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës.
Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!