Videoja ku ecë me vështirësi bëhet virale, Erdogan është i sëmurë

Mediat ndërkombëtare janë duke raportuar gjithnjë e më tepër në lidhje me gjendjen shëndetësore të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyib Erdogan.

Disa javë më parë, “Foreign Policy” shkruante se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore.

Gazetarë opozitarë turq flasin për kancer në zorrën e trashë, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke, të cilat kanë qenë shumë të rezervuara në lidhje me shëndetin e liderit turk, raporton abcnews.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, ai u pa teksa ecte me shumë vështirësi pas një deklarate për shtyp për mediat në Turqi. Erdogan tërhiqte zvarrë këmbët e tij, ndërsa veshur dukej se kishte këpucë speciale, të cilat ndihmojnë për të mos humbur ekuilibrin.