293 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Po vazhdojnë dënimet nga polica, për qytetarët të cilët nuk rrespektojnë masat antiCOVID.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 293 gjoba janë shqiptuar për masat antiCOVID.

Ndërkohë po vazhdojnë ende të jenë në fuqi masat e miratuara nga Qeveria që nga fillimi i shtatorit, përkundër rënies së numrit të viktimave dhe rasteve positive.

Pakënaqësi janë shprehur edhe nga ana e Shoqatës së Gastronomëve pasi po vazhdon të qëndrojë orari i shkurtuar i gazstronomisë.