Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla do të raportojë sot në Komisionin për Integrime Evropiane.
Në rend dite në këtë komision do të jetë shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Komisioni do të mblidhet në orën 11:00.