Pozat e reja të Kim Kardashian në bikini nuk kaluan pa vëmendje as këtë herë.
Ylli televiziv u shfaq në llogarinë e Instagram-it të markës së saj “SKIMS” të dielën (31 tetor) për të promovuar ofertat më të fundit të tyre.
41-vjeçarja ishte e veshur me të brendshme me ngjyrë të zezë me një mantel të zi dhe të gjatë të cilin e la hapur duke vënë në pah format joshëse.
Përmes pamjeve ajo u jepte shikuesve një vështrim virtual në inventarin e saj personal të pjesëve të preferuara të “SKIMS” me të cilat ajo është ‘e fiksuar’, shkruan DailyMail.
Kjo paraqitje e yllit të “Keeping Up With Kardashians” erdhi një ditë pasi befasoi fansat kur u pa dorë për dore me komedianin, Pete Davidson, 27 vjeç.
“Përshëndetje të gjithëve, unë do t’ju tregoj pak nga dollapi im dhe sa i fiksuar jam pas pjesëve të mia të preferuara Skims”, tha themeluesja e SKIMS në videon e shpërndarë më parë në faqen e saj personale të Instagram-it.
“Unë jam duke veshur sytjenat tona trekëndëshe “Fits Everybody” pa tela dhe të poshtme më të thella në pjesën e përparme”, vazhdoi Kim.
Ndryshe, ylli i famshëm ishte në fokus të mediave kur u pa e kapur për dore me aktorin e Saturday Night Live, Davidson.
Por, pavarësisht spekulimeve, një burim i afërt me dyshen tha se ata janë vetëm miq dhe kanë rreth të përbashkët të miqve e cila edhe është arsyeja që ata shihen shpesh së bashku.