10 mënyra për ta kuptuar që lidhja juaj po shkon drejt martesës

Njerëzit shkëmbejnë unazat e fejesës në një gjendje konstante gëzimi të nxituar. Pastaj martohen pas disa viteve bashkë, duke menduar që meqë gjërat kanë qenë mirë për dy vjet, apo pesë a gjashtë, si mund të ndryshojnë?

Ti mund të jesh në moshën e martesës, që do të thotë që, në profilin e rrjetit social, ke shumë pak foto nga festat e vona të miqve dhe shumë më tepër foto dasmash.

Miqtë e vjetër, madje dhe miqtë e motrës së vogël, po postojnë unaza fejese në Instagram. Ata po planifikojnë jo vetëm të ardhmen, por edhe festën, me emocion dhe shije, me gjithë zgjedhjen e fustanit, festën e beqarisë dhe buxhetin e dasmës.

Po kush nga ata e di çfarë i pret? Vetëm ata që e kanë provuar mund të flasin dhe të tregojnë si është. Dhe ata thonë që jeta e vërtetë nuk nis në një muaj mjalti tropikal.

Sipas tyre, mund të jemi duke bërë gabimin më të madh kur planifikojmë të fejohemi me dikë. Mendojmë që të qenit kokë e këmbë i dashuruar mjafton për të premtuar që do jemi me këtë njeri gjithë jetën duke qenë që jemi në gjendje verbërie. Kjo është çmenduri.

Njerëzit shkëmbejnë unazat e fejesës në një gjendje konstante gëzimi të nxituar. Pastaj martohen pas disa viteve bashkë, duke menduar që meqë gjërat kanë qenë mirë për dy vjet, apo pesë a gjashtë, si mund të ndryshojnë?

Jo, jo, jo, ti duhet ta shikosh dikë në pikën më të keqe para se të pohosh që do e pranosh në të keq. Duhet ta shikosh të dërrmuar, të sëmurë, të sulmuar e të dobët. Duhet të provosh disa situata larg atyre ideale. Kështu që përdoreni atë periudhën e fejesës për të testuar marrëdhënien nëse është gati për të kaluar në martesë. Mjaft krijove në Pinterest tabelat ideale të dasmës dhe mjaft planifikove darkën luksoze, si fillim duhet të provosh disa nga këto:

Të ngecni në trafik për disa orë dhe po ju mbaron karburanti, kilometra larg pikës mbushëse, ndërkohë që jeni vonë për një ngjarje të rëndësishme.

Të gjithë mund të kemi kontroll në situata kur çdo gjë shkon mirë. Ti duhet të shohësh strategjitë e bashkëveprimit të secilit kur asnjë gjë nuk shkon mirë.

Duhet të jeni bashkë për të paktën 24 cikle menstruale.

Të premtosh përjetësinë para sesa ai të shoh tërbimin tënd gjatë ciklit? Po rrezikon shumë, e dashur.

Ta shikosh nëse kujdeset për një person të sëmurë, të moshuar.

Si i trajton të moshuarit dhe fëmijët, tregon shumë për karakterin e tij.

Ta kuptosh nëse kujdeset për ty

Ju po betoheni për të qenë bashkë në sëmundje dhe shëndet, kështu që duhet të dish nëse dhe si kujdeset ai për ty gjatë një sëmundjeje kur zë shtratin.

Ta sjell pjatën në shtrat? Bën gjithçka? Var turinjtë që ti je sëmurë? Duhet t’i dish këto gjëra!

Shko në një shtet tjetër me makinë me të…dhe mamanë e tij

Një udhëtim dyjavor me makinë do i nxjerrë gjithë luhatjet e humorit, nervozizmin, të bërtiturat në sipërfaqje. Mund të ngatërroni rrugën, të çani gomën, të ngeleni pa karburant.

Edhe në jetë çdo gjë ka rrezikun të shkojë keq dhe ju duhet ta kaloni bashkë. Përfshirë edhe tensionin që krijon vjehrra.

Fto mamanë te ju për një javë, ose dy

Pastaj thuaji “Me shumë mundësi unë do bëhem si ajo. Ende do të martohesh me mua?”

Mos hani mëngjes dhe drekë dhe shkoni në një restorant ku shërbejnë shumë ngadalë

E sheh atë burrë të inatosur, të tërbuar dhe të mjerë ulur përballë teje? Duhet ta pranosh edhe këtë pjesë të tij. Dhe ai duhet të durojë inatin tënd gjithashtu.

Shkoni për kamping në një fundjavë të ftohtë me shi

Lëreni tropikun ku është, nodnjëherë martesa është e qullët, gri dhe e parehatshme.

Zihuni të paktën një herë shumë 

Mund të kuptosh shumë sa do zgjasë një çift nga mënyra si ata zihen. Dhe sigurisht që zënka do ketë, miq, pak rëndësi ka sa të qetë, të respektueshëm dhe të arsyeshëm mund të jeni në ato vitet e para. Një ditë dorashkat do hiqen dhe ju do shihni taktikat e zbuluara të zënieve. A godet poshtë brezit ai, duke thënë fyerje të shëmtuara për të lënduar? A mbyll derën ai dhe hesht? Bëhet shumë agresiv? E humb kontrollin? Po ti? Ti ke nevojë të dish sa larg shkon çmenduria para se t’I premtoni njëri tjetrit.

Duhet të helmoheni nga ushqimi të dy, në një apartament të vogël, me një tualet.

Ende doni të martoheni?