Fuqitë e jashtëzakonshme të specit djegës në organizimin tonë

Arsyeja pse speci i kuq djegës është përdorur në mjekësinë tradicionale dhe ‘pastruese’ ështtë pikërisht ky përbërës që ato përmbajnë, i quajtur kapsaicin.

Disa i mbajnë larg, disa nuk bëjnë dot pa specat e kuq djegës në regjimin e tyre ushqimor. Çfarë e bën specin djegës kaq special? Diçka e vogël e quajtur kapsaicin.

Arsyeja pse speci i kuq djegës është përdorur në mjekësinë tradicionale dhe ‘pastruese’ ështtë pikërisht ky përbërës që ato përmbajnë, i quajtur kapsaicin.

Kapsaicin është përbërësi aktiv në shumë lloje piperi, përfshirë edhe specin e kuq djegës. ‘Pikërisht ky përbërës u jep shijen djegëse’, shpjegon Jamie Alan, profesor i farmakologjisë dhe toksikologjisë në ‘Michigan State Univeristy’. Pikërisht kapsaicin-a qëndron pas shumë benefiteve shëndetësore të specave të kuq djegës sipas dietologes Alissa Rumsey.

Dhe cilat janë tamam përfitimet e specit të kuq djegës?

Përshpejton metabolizmin

Për shkak se kapsaicin-a rrit lehtë temperaturën e trupit (që do të thotë se digjni më shumë kalori), speci i kuq djegës mund të nxisë metabolizmin.

Ndihmon kundra dhimbjeve

Disa kërkime kanë vërtetuar se kapsaicin-a ndihmon kundra dhimbjeve, për shkak se redukton të quajturën ‘susbstancë P’, një kimikat i rëndësishëm për transmetimin e dhimbjes. Nëse përdorni një krem me kapsaicin-ë, në fillim do të keni pak dhimbje dhe irritim, por më vonë do të ndiheni mirë.

Përmbajnë shumë antioksidantë

Antioksidantët, ato substanca që parandalojnë ose zvogëlojnë dëmtimet e qelizave të shkaktuara nga radikalet gjenden me shumicë tek specat e kuq djegës. Ato parandalojnë oksidimin ose dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira, sidomos në lidhje me kolesterolin dhe trigliceridet.

Ndihmojnë me kongjestionin

Specat e kuq djegës ndihmojnë të pastroni kongjestionin. Kapsaicin-a mund të zhbllokojë venat e gjakut në hundë, dke çliruar kongjestionin.

Mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut

Kapsaicin-a ka dhënë prova se redukton kolesterolin dhe trigliceridet dhe ndihmon që qelizat të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe të formojnë mpiksje. Të gjithë këta faktorë promovojnë qarkullimin e shëndetshëm të gjakut.

A kanë specat djegës efekte anësore negative?

Produktet pikante, duke përfshirë këtu edhe specat e kuq djegës, nuk janë për këdo. Nëse keni probleme me djegien e stomakut dhe urthin pasi hani spec të kuq djegës, duhet të bëni kujdes me sasinë. Ushqimet pikante si speci djegës gjithashtu irritojnë zorrët tuaja, duke shkaktuar edhe diarre.

Ku mund ta përdorni specin djegës?

-Në salca

-Në pula të pjekura

-Në supra

-Në perime të pjekura

-Mund të përgatisni një vaj me spec djegës.