Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në vendin tonë. Mësohet se tërmeti ishte i magnitudës 3.3 i shkallës Rihter.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë 63 km në veri dhe verilindje të qytetit të Elbasanit, si dhe 12 km në veri dhe verilindje të Maqedonisë së Veriut.

Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 2 km, sipas raportimeve të “EMSC”.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme dhe persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve.