Asistenti i regjisorit të filmit “Rust”, David Halls, pranoi se nuk i kishte kontrolluar të gjitha plumbat nga arma që i dorëzoi aktorit dhe producentit Alec Baldwin para tragjedisë që çoi në vdekjen e drejtoreshës së fotografisë Halyna Hutchins dhe plagosjen e regjisorit Joel Souza.
Kjo është konfirmuar nga raporti i hartuar pas marrjes në pyetje pas urdhrit të kontrollit dhe që përbën një shkelje të rëndë të protokollit të sigurisë.
Më parë, Dave Halls është pushuar nga një prodhim i mëparshëm, pasi një anëtar i ekipit u plagos në një aksident me armë zjarri.