Komisioni Qendror Zgjedhor pritet që nesër të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, të enjten në ora 10:00.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
“Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunave do të shpallen të enjten, në ora 10:00”, shkroi ai.
Ndryshe Zgjedhjet Lokale u zhvilluan më 17 tetor, ku në KQZ ishin certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetarë dhe 23 kandidatë të pavarur.
Nga këto zgjedhje shumë prej kandidatëve nuk arritën të marrin përqindjen e nevojshme për të fituar, kësisoj të njëjtit do të kërkojnë sërish votën e qytetarëve në një raund të dytë, atë të balotazhit më 14 nëntor.