S’mund të mos e themi që ka një ngjyrë që kur e veshim sidomos në vjeshtë-dimër na bën të dukemi elegantë, chic dhe të veshur shtrenjtë. Edhe nëse bëjmë kombinimin më të thjeshtë në botë. E kemi fjalën për ngjyrat neutrale, kafen, bezhën dhe gjithë tonalitetet midis.
Për t’i veshur siç duhet, frymëzohuni më poshtë:
Investoni në një çantë lëkure me ngjyrë neutrale. Mundësisht të jetë madhe për ta bërë veshjen edhe më interesante.
Pantallonat në këto ngjyra janë gjithnjë opsion i veçantë. Mjafton t’i vishni me një bluzë të thjeshtë.
Kur jeni në dilemë, vishuni me të bardha nga koka tek këmbët.
Një pardesy në këtë ngjyrë, ndryshon komplet veshjen. Mund të jeni dhe me streçe dhe të duken chic.
Nëse nuk do një pardesy për t’u mbuluar nga koka tek këmbët, hidhni një bluzë krahëve në ngjyra neutrale.
Luani me tonalitete të ndryshme të të njëjtës ngjyrë.
Përdorni aksesorë për ta çuar kombinimin neutral në tjetër nivel. Një varëse/vathë ndryshon shumë gjëra.
Pantallonat e lëkurës me tonet e bëzhës bëjnë rezultatin perfektë.
Fundet me pala janë bërë për gjithçka me ngjyrë neutrale