Presidentja e përmendi në emision, Dafina Zeqiri e quan mbretëreshë

Presidentja Vjosa Osmani në një intervistë ka cituar këngëtaren Dafina Zeqiri, dhe këngën e saj “Llafe, llafe”. Pas kësaj, ka reaguar edhe vetë këngëtarja.

Osmani mbrëmë në një intervistë ka cituar një pjesë të këngës së Dafina Zeqirit.

‘’Ata që flasin e ka kërkuar këtë ai ose ajo, janë LLafe llafe, qysh thotë Dafina, kështu që duhet edhe me i injoru’’, tha Osmani.

Pas kësaj, ka reaguar këngëtarja Dafina Zeqiri.

Ajo mëngjesin e sotëm e ka publikuar këtë pjesë të intervistës së Presidentes.

“Mirëmëngjesi” ka shkruar Dafina, në videon e publikuar në Instagram.

Po ashtu ajo ka komentuar edhe në videon që ka shpërndarë IndeksOnline duke e quajtur Osmanin “Mbretëreshë”.

“A queen”, shkroi ajo.