Nga sot fillin “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila do të përcjellet me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”.
“Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, nga data 25 deri më 29 tetor 2021, do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”, thuhet në njoftim.
Java do të hapet me anë të një konference e cila do të organizohet në përputhje me masat mbrojtëse kundër pandemisë COVID-19.