Plagosje me thikë në një fshat të Kaçanikut, arrestohet 22 vjeçari

Një 22 vjeçar me inicialet F.N është arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikut, pasi ka plagosur me një mjet të fortë (thikë) personin tjetër me inicialet T.D të moshës mbi 30 vjeç.

Sipas Policisë, 30 vjeçari nga ky incident ka pësuar lëndime të rënda në kraharorë dhe pasi ka pranuar ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Shkak i këtij incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin këta të dy një javë më parë në fshatin e tyre Vatë.

I dyshuari, pasi është arrestuar nga policia është shoqëruar në stacionin policor dhe po intervistohet , për procedura të mëtejme hetimore .

Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri të ky incident.