Së shpejti do të publikohet një shfaqje e quajtur ‘Game’s Victory’.
‘Youkum’, faqja kineze është akuzuar për plagjiaturë të filmit ‘Squid Game’ në Netflix.
Kjo platformë ka promovuar shfaqjen e re të titulluar ‘Squid’s Victory’, duke përdorur një poster që i ngjan shumë ikonografisë, duke përfshirë këtu edhe simbolet e rrethit rozë dhe trekëndëshit, të cilat janë përdorur edhe në filmin e Koresë së Jugut në Netflix.
Siç raportohet nga BBC, shfaqja ka futur edhe disa konkurrentë në ‘lojëra të fëmijëve’ që kujton pjesën kryesore të ‘Squid Game’.
Squid Game , është filmi më i shikuar në Netflix dhe është bërë i njohur në Kinë pavarësisht se nuk është lëshuar zyrtarisht atje.
Shumë qytetarë e kanë parë shfaqjen përmes faqeve të paligjshme të transmetimit ose duke shkarkuar në iTorrent.