Travis Barker u kujdes që t’i bëj një propozim romantik të dashurës së tij.
Me këtë rast, Kourtney vendosi të ndaj disa imazhe të reja nga propozimi përrallor.
“U zgjova gjithë natën duke menduar se e gjitha ishte një ëndërr”, shkroi ajo në mbishkrimin e imazhit.
Fansat reagojnë me entuziazëm ndaj fotove intime.
“Je shumë e bekuar, lumturia shpërthen nga fotot!”, shkruan një ndjekës.
Një tjetër thotë: “Kourtney, ju meritoni një njeri që ju vë në radhë të parë dhe ju vlerëson për atë që jeni. Travis shkon për ju pa kushte dhe kështu duhet të jetë”.