Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, shpesh herë kanë treguar për përjetimet e rrëfimet e ndryshme nga jeta personale.
Në një bisedë me këngëtaren Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, ka ndarë një detaj të rëndësishëm nga jeta.
E njëjta ka zbuluar se prej vitesh vuan nga ankthi dhe se kjo ka sjellë si rezultat edhe mbylljen e saj në vetvete.
‘’Jam person që dua t’i përballoj gjërat vetë dhe e kam shumë të vështirë të kërkoj ndihmë. Më kishin kapur disa herë kriza paniku por refuzoja kategorikisht që të pija ilaçe. Një ditë në makinë me Bojkenin nuk po merrja më dot frymë dhe i kërkova të shkonim në spital, atë ditë kam provuar ilaç për herë të parë”.
“Edhe mami im ka vuajtur nga kjo gjë dhe nuk doja ta shqetësoja”, ka thënë më tej krijuesja e “Jetike”.
Jaupaj shtoi se e gjithë kjo gjendje ia ka vështirësuar jetën dhe si pasojë shtatë vitet e fundit kanë qenë të mbushura më shumë pak çaste lumturie.
Ajo po ashtu ka folur edhe për marrëdhënien me Bojken Lakon duke thënë se ruajnë raporte të mira edhe pas ndarjes.
Banorët theksojmë se janë brenda shtëpisë deri në janar dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.