“Abortova dy shtatzëni”, Paloma tregon sfidat për tu bërë nënë

Jeta personale e personazheve të njohur publik ngjall gjithmone interes.

Figurat e njohura të ekranit zgjedhin që të ndajnë me ndjekësit e tyre çdo gjë nga përditshmëria e tyre, ndërsa disa të tjerë janë hermetik.

Paloma është konkurentja më çapkëne e shtëpisë dhe që me sinqeritet ka ndarë momente të rëndësishme nga jeta e saj, por mbrëmja e sotme vërtetoi se ajo ka ende për të thënë.

Fillimisht ajo tregoi për pjesën tjetër të banorëve njohjen me Andrein.

Në vijim ajo shtoi ankthin dhe vështirësitë e përjetuara për tu bërë prindër të një fëmije. Paloma rrëfeu se fatkeqësisht ka abortuar dy shtatëzani të saj.

“Herën e parë më tha doktorri që do duhet të presim dhe pak, dhe pas disa ditësh më tha që jemi të detyruar ta humbim. Ndërsa herën e dytë më ‘rrëshqiti’”,- tregoi Paloma.