Këta janë 5 kandidatët për kryetar komune që morën më së shumti vota

Mbi 45% e qytetarëve të Kosovës të dielën dolën për të votuar në zgjedhjet lokale.

Kësisoj në bazë të kësaj përqindje të daljes në votime Komisioni Qendror Zgjedhor numëroi edhe votat e dhëna për kandidatë për kryetarë të komunave si dhe ato për asamblistë.

Në kuadër të 32 komunave të Kosovës, e në mesin e atyre më të rëndësishme janë edhe kandidatët më të votuar.

Në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor del se kandidati më i votuar në zgjedhjet lokale ishte ai i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia.

Vitia mori gjithsej 35 mijë e 433 vota, të cilat nuk mjaftuan për t’i siguruar fitoren por të njëjtin e quan drejt balotazhit.

I dyti radhitet kandidati nga radhët e PDK-së për qytetin e Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu mori gjithsej 30 mijë e 441 vota, të cilat edhe i dhuruan fitoren e zgjedhjeve lokale në këtë komunë.

Me përqindje prej 32.53%, Agim Aliu u zgjodh kryetar i Ferizajt edhe për një mandat tjetër 4 vjeçar, shkruan lajmi.net.

Në vendin e tretë sa i përket numrit më të madh të votave si kandidat, radhitet Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rama moti gjithsej 24 mijë e 572 vota, apo 29.35% të tyre.

Por me kaq vota Rama nuk siguroi dot fitoren në kryeqytet, i njëjti do të shkojë në balotazh me kandidatin e VV-së, Arben Vitia.

Pas Ramës në numër të votave radhitet kandidati i VV-së në Prizren, Mytaher Haskuka.

Haskuka mblodhi 23 mijë e 504 vota, apo 40.43% të tyre.

I njëjti do të përballet me kandidatin e PDK-së Shaqir Totaj, në raundin e dytë të zgjedhjeve në këtë komunë.

E padyshim se në këtë radhë gjendet edhe Gazmend Muhaxheri-kandidati i LDK-së për qytetin e Pejës.

Muhaxheri arriti që të fitojë edhe një mandat 4 vjeçar në drejtim të kësaj komune.

I njëjti mblodhi 22 mijë e 778 vota të cilat i siguruan drejtimin e kësaj komune dhe për një mandat.