Bora e Donaldi janë dyshja që kanë fituar simpatinë e shumë fansave.
Edhe pse janë ndarë, ata ende japin ‘shpresë’ që mes tyre mund të ketë një ribashkim.
Donaldi ishte ai i cili pranoi hapur të vërtetat e tij në BBV.
“U bënë shumë gjëra bashkë që u ndamë. U ndamë keq, me diskutime, debate. Jo se jemi ndarë se nuk bëjmë për njëri-tjetrin apo se mori fund…U bënë shumë gjëra bashkë. Që më mungon, po, prezenca e saj. Jam shumë i turbullt, është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën, por ne jemi gjela të dy. U bë e vështirë, por s’është se u ndamë se nuk duheshim.”- u shpreh Donaldi ndërkohë që Semi ndërhynte herë pas here duke u përgjigjur pyetjeve që ai ‘ndoshta’ s’i pranonte dot hapur.
“Këta janë shumë të njëjtë. Janë kopje e njëri-tjetrit, vetëm se njëri është çun e tjera gocë. Këta sapo u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur dhe ishin menjëherë shumë të dhënë pas njëri-tjetrit. Këta vdesin për njëri-tjetrin, kjo është e sigurtë!”- dëgjohet të thotë Semi.
Banorët janë të sigurtë që ka gjasa për një ribashkim mes tyre