Enca thyen pjata në festën e saj të ditëlindjes: Gjithmonë kam dashur të bëjë këtë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka festuar dje (e martë) ditëlindjen e saj të 26-të.

Ajo vendosi që këtë ditë të veçantë ta festonte bashkë me disa nga njerëzit e saj më të ngushtë në Dubai.

Këngëtarja e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga festa e mbrëmshme.

Ndër të tjerash, ajo publikoi një moment ekzaltimi, kur në dëfrim e sipër ka filluar të thyejë pjata në festë.

 

Këngëtarja ka shkruar në mbishkrimin e videos se është duke bërë atë që gjithmonë ka dashur të bëjë gjatë një festeje të tillë.

“O Zot, unë gjithmonë kam dashur ta bëjë këtë”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e videos, ku shihet teksa gëzon në festën e ditëlindjes së saj të 26-të.

Këngëtarja përndryshe ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit e saj edhe në fotografinë e publikuar në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive nga festa e organizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.