Ka shkuar në 60 mijë numri i aplikimeve për përfitim nga shtesat për fëmijë, ka njoftuar të mërkurën Ministria e Financave.
Aplikimi vazhdon të jetë i hapur deri më 24 tetor për të gjithë fëmijët e lindur nga viti 2015 e këndej. Aplikimi mund të bëhet në uebfaqen eKosova.
Qeveria pati marrë vendim që për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj pagesa të jetë 20 euro në muaj, ndërsa për ata nën 16-vjeç, nga 10 euro. Fillimisht lista ishte më e shkurtër, por javën e shkuar ministri Hekuran Murati njoftoi se “për shkak të përformancës së mirë financiare dhe hapësirë fiskale të krijuar, është marrë vendimi që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje”.