Për dallim nga muajt e kaluar kur situata me COVID-19 ishte mjaftë e rënduar, në 24 orëshin e fundit është konfirmuar vetëm një rast i infeksionit me këtë virus.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjithashtu është theksuar se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit.
Njoftimi i plotë:
18 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.
Në total numri i rasteve aktive është 632.