6 persona të arrestuar nga raportimet për parregullësi gjatë procesit të votimit

Gjatë ditës së djeshme ( e diel), janë mbajtur zgjedhjet lokale në tërë territorin e Kosovës.

Qytetarët kanë vendosur për të parin e tyre në disa komuna, por një shumicë e komunave sipas rezultateve të KQZ-së, do të përballen me zgjedhje të reja me kundërkandidatët e tyre, transmeton lajmi.net.

E në raportin policor, janë raportuar shumë keqpërdorime, pengim i procesit të votimit, manipulime e shumë parregullësi nëpër qendrat e votimit, gjatë ditës së djeshme.

13 raste janë raportuar gjithsej nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, ku edhe ka pasur arrestime.

Fushë Kosova, Podujeva , Vitia, Suhareka, Prizreni, Malisheva, Skenderaj, Vushtria janë disa nga komunat në të cilat janë raportuar parregullësit.

“F. Kosovë, 17.10.2021-19:44. Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se, të njëjtit kanë bërë falsifikimin e rezultateve të votave. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje “.

“Podujevë, 17.10.2021-16:45. “ Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në qendrën e votimit ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet”.

“Podujevë, 17.10.2021-14:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar dy thirrje nga person-a të panjohur të cilët dyshohet se kanë kryer veprën më lartë. Rasti është duke u hetuar”.

“Viti, 17.10.2021-15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka shkuar në qendrën e votimit për të kryer obligimin ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

“Suharekë 17.10.2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një qendër të votimit kishte kryer veprën e cekur më lartë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

“Podujevë 17.10.2021. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

“ Mamush, 17.10.2021 – 17:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

“Viti 17.10.2021.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën më lartë dhe më pastaj në dalje e ka kanosur verbalisht viktimën. Është njoftuar prokurori ndërsa rasti në procedurë “.

“Malishevë, 17.10.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë procesit të votimit ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje “.
“Skenderaj 17.10.2021-12:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje “.

“Skenderaj, 17.10.2021-17:30. Është raportuar se në qendrën e vend –votimit i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e shënuar më lartë . Rasti është duke u hetuar”.

“Vushtrri, 17.10.2021 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që te njëjtit iu është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë tre fishekë, i dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.