Rihanna ngacmon fansat me linjat tërheqëse: Nëse je zgjuar vonë kjo është për ty

Rihanna u tregua mjaft e guximshme të dielën (17 tetor) pasi zgjoi ndjekësit e saj me një vështrim shumë intim në të pasmet e saj.

Duke modeluar një veshje me dantella nga koleksioni i saj “Savage X Fenty”, 33-vjeçarja postoi një ‘belfie’ (selfie të pasme) mjaft provokuese.

“Nëse u zgjuat vonë kjo është për ju”, ngacmoi ajo në mbishkrimin e saj, postuar në Instagram dhe Twitter, shkruan DailyMail.

Foto: Rihanna/InstaStory

Veshja asimetrike e dantella e Rihannës e quajtur “gjarpri me zemër të ftohtë “, tregoi pjesën e pasme të saj, si dhe barkun e këngëtares.

Imazhet duket se janë nga një xhirim i kohëve të fundit pasi ajo kishte postuar më parë fotografi të saj me po të njëjtën veshje.

Foto: Savage X Fenty

Ndërkohë, fansat kanë pritur me padurim muzikë të re nga miliarderja për pesë vjet, pasi albumi i saj i fundit “Anti” u publikua në vitin 2016.

Megjithëse ajo ka ngacmuar gjatë viteve se me të vërtetë po punon në muzikë të re, kohët e fundit ajo ngacmoi adhuruesit se ajo dhe John Mayer mund të bashkëpunojnë në muzikë.

Foto: Savage X Fenty

Ndërsa linja e saj “Savage X Fenty” vazhdon të jetë një forcë e padiskutueshme në botën e modës, duke publikuar volumin e 3 në fund të shtatorit.

Foto: Getty Images