Vetëvendosje “rrezikohet” nga PDK edhe në Prizren, Haskuka dhe Totaj takohen përsëri në kandidim

Pavarësisht se nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroheshin të bindur në fitoren e Mytaher Haskukës në Komunën e Prizrenit, kjo gjë nuk ndodhi.

Nga 96.95% të votave të numëruara deri tani nga Komisioni Qendror Zgjedhor del se kjo komunë do të shkojë drejt balotazhit.

Haskuka nga Vetëvendosje mblodhi 39.72% të votave, kurse Shaqir Totaj nga PDK mori 31.41% të votave.

Anton Quni është renditur i treti me 15.26% të votave nga qytetarët e Prizrenit.