Nuk merr as 4% të votave kandidati që jetoi thuajse gjithë jetën në Prishtinë, por kandidoi për Podujevë

Garë e rëndësishme e zgjedhjeve lokale u zhvillua edhe në Komunën e Podujevës.

Kjo komunë do të shkojë drejt balotazhit.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni arriti të mbledhë 44.30% të votave, kurse kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi mori 44.0%.

Deri tani Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 99.05% të votave.

Ajo që është interesante padyshim është rezultati i kandidatit të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri i cili thuajse gjithë jetën jetoi në Prishtinë, vendosi që të kandidojë për Podujevën, por që nuk mori hiç më shumë se 3.98% të votave.

Tahiri siç duket kishte harruar se banorët e kësaj ane e dinë se sa i njoftuar është ai për problemet dhe nevojat që kanë ata gjatë jetesës në këtë vend.

https://www.zgjedhjet2021.org/sq/mayr/r/19