Sherri mes Mevlanit dhe Shqipes momentalisht është ndër më të komentuarit
Çdo gjë lidhet me videoklipin e parë të Mevlanit ku protagoniste në film ishte Shqipja.
Mevlani është shprehur se ka qenë Shqipja ajo që ka kërkuar të jetë pjesë e këngës, duke e cilësuar si gënjeshtare.
Ky ishte momenti që edhe Shqipja zgjodhi të reagojë.
E ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në pesë”, ish-konkurrentja ka sqaruar se kohët e fundit i ka thënë Mevlanit “jemi larë”për ta mbyllur historinë dhe mos përfliteshin më, por ai sërish e ka vazhduar këtë histori.
“Nxori një video dhe i thashë ‘hajt se jemi larë’. U mbyll. Kurse tani vazhdon e flet prapë. Po mos fol se unë do replikoj e do mbroj veten. Ai po më gjuan, po më sulmon e unë do mbrohem, s’ do e lejoj të më nxjerrë keq pa qenë unë keq. Se me thënë të drejten Bieta, s’e kam problem t’i them Mevlanit ‘po, unë të kërkova që të merrja pjesë në klip. S’ ka ndonjë gjë se unë kam qenë lart në atë kohë. Unë i dhashë famën, “folloëers”, klikimet. Boll tani! Po të më thotë njëhere faleminderit, po bën si shpirt i keq, si gjynah. Leje çfarë thotë ai lart e poshtë, është e gjitha çështje sedre nga ana ime”, është shprehur Shqipja.