Missit kosovar i shkon ftesa për ‘Big Brother’, cila është përgjigja e saj?

Teksa lista me emrat e banorëvë të shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk është mbyllur ende, një tjetër emër mësohet se është ftuar por e ka pasur të pamundur të bëhet pjesë.

Fjala është për Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli.

Burime të sigurta të Prive.al konfirmojnë se ftesa Blertës i ka ardhur para afro katër javësh.

Por, kanë qenë angazhimet e saj përtej oqeanit ato që ia kanë pamundësuar futjen në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

 

Blerta që përfaqësoi Kosovën në “Miss Universe 2020”, pas përfundimit të evenimentit në muajin maj ka vazhduar të qëndrojë në SHBA, aty ku ka nënshkruar tashmë disa kontrata pune në Miami.

Saktësisht klauzolat e këtyre kontratave dhe fakti që Blerta nuk mund të qëndrojë për kohë më të gjatë se dy-tre javë në Kosovë apo Shqipëri kanë bërë që bukuroshja t’i thotë jo ftesës.

Aktualisht, në 14-shen e banorëve vetëm dy janë nga Kosova, këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti Granit Cana.