Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar.
Dyshja e famshme, të cilët kanë dhe dy fëmijë, festuan së fundmi 11 vjetorin e martesës.
Për shkak të profesionit, Ermali ka punuar gjithmonë mes femrash si në emisionet televizive apo dhe në filmat që ka prodhuar.
Por a ndihet xheloze Ami për këtë? Këtë pyetje ia ka bërë një ndjekës në Instagram, dhe Ami jo vetëm që i është përgjigjur, po ka ndarë dhe një këshillë.
“Duhet gjithmonë se i shton lezetin lidhjes. Duhet ta praktikoni të gjithë me pak fjalë, sepse e bën partnerin të ndihet i rëndësishëm për ty”.