Policisë së Kosovës i shtohen edhe rreth 200 pjesëtarë

Sot ka diplomuar gjenerata e re e kadetëve policorë në akademinë e policisë në Vushtrri.

Bazuar në situatën aktuale të pandemisë COVID-19 nuk është mbajtur ceremonia e diplomimit.

IndeksOnline ka mësuar se diplomimi është bërë në grupe të vogla-klasa, në hapësirat e Akademisë, organizuar nga Drejtoria për Trajnime Themelore-Divizioni i Trajnimeve i Policisë së Kosovës.

Janë rreth 200 pjesëtarë që janë trajnuar dhe të njëjtit këtë muaj shpërndahen nëpër regjione dhe do të nisin detyrën.