Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 31 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.
Gjatë kësaj kohe nuk ka patur ndonjë viktimë si pasojë e këtij virusi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tani për tani janë 924 raste aktive të të infektuarve me koronavirus anembanë vendit.
Në total numri i rasteve aktive është 924.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.
Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598.