Policia me detaje për aksionin e djeshëm: U konfiskuan mallra në vlerë mijëra euro

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë realizuar një aksion i cili është shtrirë në disa komuna të vendit.

Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e veriut dhe Zveçan.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje shtesë duke theksuar se janë sekuestruar mallra në vlerë mijëra euro.
“Është raportuar se Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, të asistuar nga njësi të ndryshme relevante policore, me urdhëresë lëshuar nga gjykatat kanë kontrolluar-bastisur në lokacionet e cekura me qëllim luftimin e kontrabandës. Gjatë operacionit në disa lokacione të ndryshme , shtëpi banimi dhe lokale të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar: mallra të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale në vlerë prej qindra- mijëra €”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është theksuar se gjatë realizimit të operacionit policor në veri të Mitrovicës dhe Zveçan nga një grup protestuesish kanë penguar në kryerje të detyrës duke sulmuar me granata dore, bombola gazi e armë.

“Gjatë realizimit të operacionit në Mitrovicën veriore dhe Zveçan nga një grup protestuesish duke i sulmuar dhe penguar në kryerje të detyrës kanë bllokuar rrugët me mjete transportuese, përdorë armë zjarri, granata dore, bombola gazi, bomba shokuese e tjera, me ç rast lëndime trupore kanë pësuar dhjetë zyrtar policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në disa automjete zyrtare. Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Dhjetë të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim. Rasti vazhdon të hetohet”.