Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.
Në këtë takim , Osmani do të paraqesë ta arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën, kanë njoftuar të mërkurën nga Zyra e Presidentes.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbahet më 15 ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.
Duhet përkujtuar që vizita e Osmanit në Amerikë ishte para disa ditëve, ndërsa situata në veri të vendit ishte mjaftë e tensionuar derisa ajo gjendej atje.
E ngjashëm situata ishte edhe ditën e sotme në veri të Kosovës.
Serbët vazhdojnë të protestojnë dhunshëm kundër çdo vendimi apo veprimi të autoriteteve kosovare.
Situata të ngjashme po vazhdon të ketë mjaftë shpesh në kuadër të vendit, kurse presidentja Osmani gjatë ditës ka deklaruar se “shqiptarë e serbë të ndihmuar nga politikanë kanë organizuar krim”.
“Kushdo që tenton ta paraqesë ndryshe, është ndihmëtar ndaj grupeve kriminale, të cilat BE-ja ka dy dekada që po kërkon t’i luftojmë. Tani që kjo luftë ndaj krimit është e vërtetë, e pakompromis, dhe e panegociueshme, presim që BE të qëndrojë besnike ndaj vlerave të sundimit të ligjit të cilat vetë i përfaqëson”, shtoi tutje Osmani.