Jasmina dhe Bearti shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal

Dy ish-konkurrentët e “Përputhen” u kapën mat së fundi.

Jasmina dhe Andi vetëm dy ditë më parë patën një përballje në studion e “Përputhen”.

Ndonëse Andi u shpreh se erdhi t`i kërkonte asaj një mundësi të dytë teksa kjo e fundit nuk pranoi dhe u shpreh se nuk kishte ndjenja më për të pasi edhe kishin kaluar 4 muaj pa kontakt mes tyre.

Ndërsa jo shumë kohë pas përballjes së ish-konkurrentëve Jasmina dhe ish-konkurrenti tjetër i “Përputhen” kanë habitur fansat.

Beart Rexhepi i cili njihet për lidhjen e famshme me Tea Trifonin gjithashtu pjesëmarrëse në “Përputhen”, u shfaq kësaj rradhe në shoqërinë e Jasminës dhe dukeshin mjaft të buzëqeshur së bashku.

Dyshja u panë në një lokal teksa po shijonin shoqërinë e njëri tjetrit mjaft shumë.