Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se vendi nuk do të ketë probleme me furnizime të karburanteve gjatë stinës së dimrit.
Berjani deklaroi se qytetarët e Kosovës janë duke u furnizuar me çmimin më të lirë të karburanteve në rajon.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u furnizuar me çmime më të lira në regjion. Çmimet sot sillen në 1.15 cent deri në 1.20 në naftë ndërsa në benzinë 1.16 deri në 1.25 cent, tha ai , njofton Klankosova.tv.
“E kuptojmë se për qytetarët derivatet janë të shtrenjta por këtë çmim e përcakton “BERZA” dhe organizata prodhuese “OPEK”, të gjitha shtetet e mëdha botërore kanë ndikim dhe organizata prodhuese e ka reduktuar prodhimin e për këtë kemi rritje çmimesh. Por, tek ne në Kosovë çmimi është duke u rritur në mënyrë të lehtë”, tha Berjani.