Big Brother ka dhënë sfidën e javës e cila i bëri banorët e shtëpisë të emocionohen mjaft shumë.
Banorët e ‘’Big Brother Vip’’ mbasditen e djeshme njëri pas tjetrit dhanë mesazhet e tyre drejtuar të gjitha grave dhe vajzave.
Ata bënë thirrje për diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundje dhe për motivim për çdo femër e cila po e lufton këtë sëmundje.
Ky diskutim mes banorëve bëri që disa prej tyre të tregonin të përlotur disa histori të familjarëve apo të njohurëve jetët e të cilëve kanë qenë të lidhura me kancerin e gjirit. Kjo gjë nuk u prit mirë nga shikuesit e programit.
Ata kanë kritikuar “Big Brother VIP” në mënyra të ndryshme, duke komentuar se shqiptarët tashmë kanë problemet e tyre të shumta dhe nuk iu duhen të shohin gjëra të tilla.
Ndërsa disa të tjerë komentuan se “Big Brother VIP” po jep mesazhe të gabuara të gjithë atyre që po luftojnë me këtë sëmundje, duke i quajtuar të qarat e konkurrentëve ‘të shëmtuara dhe kokëçarëse”